Universiteti “Aleksandër Mosiu” me 6 programe të reja, oferta akademike 2025-2026, marrëveshje me 7 universitete

Arsim | 1 vit më parë

Për vitin e ri akademik, Universiteti “Aleksandër Mosiu” në Durrës ka miratuar 6 programe duale të reja studimi, falë marrëveshjeve që janë nënshkruar me 7 universitete të njohura në Itali, Francë dhe vende të tjerë të Evropës. Rektori i Universitetit “Aleksandër Mosiu”, Shkëlqim Fortuzi thotë se këto marrëveshje do ta bëjnë ofertën më të pasur, si për studentët shqiptarë, ashtu edhe ata të huaj.

“6 programe që kishim për vitin 2025-2026 do të kemi 12 programe aktive studimi të përbashkëta me universitete evropiane. Gjithashtu do të fillojë dhe procesi i implementimit të fazës së parë të mësimit virtual me disa nga universitetet partnere”, u shpreh Fortuzi.

Rektori Fortuzi shton se disa programe duale do të jenë në anglisht këtë vit në fakultetin e Biznesit për studentët e huaj, por nga ana tjetër edhe stafi akademik do të jetë më i angazhuar në afat më të gjatë në dhënien e leksioneve në Durrës dhe universitetet bashkëpunëtore.

“Nga të dhënat e fundit ka një interes të shtuar nga student të huaj për të zhvilluar studimet si bachelor dhe master në Universitetin “Aleksandër Mosiu” . Stafi akademik do të marrë pjesë në procesin e mësimdhënies pranë universiteteve korresponduese aleate të BE-së”, tha ai.

Në çeljen e vitit të ri akademik 2025-2026 pritet të inaugurohet edhe godina e re e kampusit për fakultetin e Studimeve Profesionale, e cila do të jetë e pajisur me të gjithë laboratorët e domosdoshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme