Viti i ri akademik në “Eqrem Çabej”- Hapet shkolla doktorature, risi disa programe në gjuhën angleze

Arsim | 1 vit më parë

Universiteti “Eqrem Çabej” ka miratuar dy programe të reja studimi për vitin akademik 2025-2026, në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare. Rreth 100 marrëveshje janë nënshkruar me universitete të njohura në Itali, Spanjë, SHBA dhe vende të tjera të Evropës, duke pasuruar ofertën për studentët shqiptarë dhe të huaj.

“Aktualisht ne kemi programe të përbashkëta studimi, në fushën e turizmit, administrim publik me Universitetin e Salentos”, u shpreh Rektori Jaho Cana.

Rektori Jaho Cana thotë se risia e këtij viti akademik është hapja e  studimeve në gjuhën angleze dhe shkolla e doktoraturës, e para e këtij lloji në Shqipëri, me programin ndërkombëtar “Edukimi në shkencat shoqërore”, që synon të tërheqë kandidatë nga vendi dhe rajoni.

“Universiteti jonë po ecën me hapjen e studimeve në gjuhën angleze. Si projekt kemi që në të ardhmen të hapim një shkollë doktorale në fakultetin Ekonomik”, tha ai.

Universiteti pret që në vitin e ardhshëm akademik të ketë një tjetër rritje të interesit nga maturantët, falë ofertës me 22 programe bachelor, 2-vjeçare profesionale dhe 20 programe master, ndërsa mbetet një nga institucionet më të rëndësishme në jug të vendit me mbi 2000 studentë aktivë.

 Gazetare: Silvana Spaho

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme