Tepelena pjesë e hartës turistike – Rritet numri i vizitorëve, interes edhe për zonat rurale

Turizëm | 1 vit më parë

Tepelena po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj. Peizazhi natyror, historia, kultura dhe mikpritja tradicionale po e bëjnë këtë zonë një pikë referimi në hartën turistike të jugut të Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga Bashkia e Tepelenës, gjatë këtij sezoni është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të turistëve, veçanërisht në fundjavë dhe gjatë ngjarjeve kulturore.

“Vizitueshmëria gjatë këtij ka qenë më ë lartë se vitin e shkuar. Kemi pasur vizitor në kalanë e Tepelenës, Ujë i Ftohtë, në kanionet e Nivicës”, u shpreh Jani Masho, përgjegjës i Drejtorisë së Turizmit.

Zonat rurale janë ato që kanë tërhequr më shumë interes me theks të veçantë në fshatrat malorë, ku turistët gjejnë qetësi, ushqim bio dhe eksperienca autentike.

Autoritetet vendore thonë se fokusi është te promovimi i turizmit të qëndrueshëm, duke mbështetur iniciativat lokale dhe përfshirjen e komunitetit në zhvillimin e produkteve turistike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme