Oferta akademike e Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi” në fokusin e ciklit “Studio në Shqipëri” nga MAS

Arsim | 1 vit më parë

Në qendër të ciklit informues “Studio në Shqipëri”, një format podkasti i drejtuar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte Universiteti i Shkodrës.

Në një kohë vendimtare për maturantët, që po zgjedhin degën e studimeve të larta, u soll një pasqyrë e qartë e zhvillimeve më të fundit në këtë institucion arsimor.

“Në kuadër të programeve Bachelor që ju përmendët, Trashëgimi Kulturore, është shumë interesante. E kemi në dy gjuhë, sepse ne kemi lidhje shumë të mira me Universitetin e Salentos etj. ku është jo vetëm diaspora jonë, por Shkodra ka edhe lidhje të vjetra për shkencat albanologjike,” tha rektori i Universitetit, Prof. Dr. Tonin Gjuraj.

Studentët ndanë në këtë podkast përvojën e tyre pozitive në këtë universitet. Ndërkohë ministrja Manastirliu theksoi se mbështetja për arsimin e lartë vijon të jetë një prioritet për institucionin që drejton.

“Universiteti i Shkodrës aktualisht mbështetet me 20 bursa për programet prioritare, sa paga minimale. Ne kërkojmë që përmes incentivimit të bursave sa paga minimale, studentët me rezultate të larta të vijnë në degët e mësuesisë,” u shpreh ministrja e Arsimit dhe Sportit.

Universiteti i Shkodrës synon të mbetet një nga alternativat më të vlefshme për studime të larta në vend përmes përmirësimit të vazhdueshëm të kurrikulave dhe degëve që ofron.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme