Skema kombëtare e investimeve, fermerët e Kukësit aplikojnë kryesisht për ndërtimin e stallave
Prej datës 30 korrik janë hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, një paketë e re financimi me 20 milionë euro në mbështetje të fermerëve dhe bizneseve bujqësore.
Bajram Peposhi, përgjegjës i shërbimit veterinar tha se në qarkun e Kukësit ka patur kërkesa dhe aplikime më së shumti për stalla.
“Më shumë kemi kërkesa për stalla dhe jo aq për sektorin e agro-përpunimit. Kemi kërkesa për riparimin e lerave të vendgrumbullimit të ujit”, tha Peposhi.
Prej vitesh, mungesa e certifikatës së pronësisë mbetet pengesë në procesin e aplikimit të fermerëve.
“Ka pas aplikime, por do shohim si do ecim me problemin e certifikatës së pronësisë së tokës pasi penalizon fermerët”, tha ai.
Programi i financimeve në fushën e bujqësisë ofron një mundësi reale për të zgjeruar kapacitetet prodhuese të fermerëve, për të promovuar risitë në këtë sektor dhe për të siguruar të ardhura më të larta për komunitetet rurale.
Gazetare: I. Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





