Agroturizmi në Shqipëri, Denaj fton turistët të përdorin aplikacionin “AGRITOURISM.AL”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u ka bërë thirrje turistëve vendas dhe të huaj që të shfrytëzojnë aplikacionin “AGRITOURISM.AL” për të zbuluar Shqipërinë përmes fermave agroturistike.
Përmes një mesazhi, Denaj ftoi vizitorët të shijojnë gatime tradicionale të përgatitura me produkte të freskëta vendase dhe të përjetojnë nga afër jetën e përditshme të fermerëve.
“Shkarkoni aplikacionin AGRITOURISM.AL dhe eksploroni të gjitha fermat agroturistike në mbarë vendin, aty ku tradita bashkohet me natyrën dhe mikpritja shqiptare kthehet në një përvojë unike,” shkroi ajo.
Aplikacioni shërben si një platformë digjitale për të gjetur dhe eksploruar ofertat agroturistike në të gjithë vendin, duke e bërë më të lehtë për turistët të planifikojnë vizitat e tyre në fshatrat dhe fermat shqiptare.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





