Institucionet arsimore në qytetin dhe fshatrat e Korçës me kushte të përmirësuara gjatë 2025-ës

Arsim | 1 vit më parë

Ndërmarrja e Shërbimeve Mbështetëse të Arsimit dhe Çerdhes në Korçë gjatë muajve të verës ka bërë një sërë ndërhyrje në institucionet arsimore për t’i përgatitut ato për sezonin e ri shkollor.

Një sërë shkollash dhe kopshtesh janë lyer dhe mirëmbajtur, duke përfshirë shkollat “Stavri Themeli”, “Naim Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Nuci Naçi”, “Azdreni”, “Demokracia”, “Naum Veqilharxhi”, si edhe shkollat e fshatrave Voskop, Voskopojë, Lumalas, Melçan dhe Dërsnik. Ndërkohë, ndërhyrje janë bërë edhe në kopshtet nr. 3, 4, 9, 11 dhe 12.

Në fshatin Goskovë, shkolla ka përfituar punime më të thelluara si rikonstruksionin e çatisë, pastrimin e kanaleve dhe vendosjen e impiantit të furnizimit me ujë e të sistemit të shkarkimit të ujërave të ndotura. Ndërhyrje do të ketë gjithashtu edhe për pastrimin e oxhaqeve në ato institucione ku ngrohja në dimër sigurohet me dru zjarri.

Këto ndërhyrje kanë për qëllim të ofrojnë kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit, duke garantuar një ambient më të shëndetshëm dhe funksional për zhvillimin e procesit mësimor.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme