Hëna mbi Bregun Trabocchi, ‘Fotoja e Ditës’ e NASA-s

Një imazh sugjestionues i kapur nga fotografi italian Marco Bellelli është zgjedhur nga NASA si “Fotoja Astronomike e Ditës”. Titulluar “Hëna e plotë në rrjetë”, fotografia tregon një moment magjik ku hëna e plotë dhe me ngjyrë vjollcë duket sikur është kapur në rrjetat e një trabucco (strukturë tradicionale peshkimi) në Punta Tufano, në provincën e Chietit.
Imazhi, i realizuar më 9 gusht nga Bellelli, një mjek nga Lanciano me një pasion të veçantë për fotografinë dhe astronominë, është publikuar sot në faqen zyrtare të agjencisë hapësinore amerikane. Zgjedhja e NASA-s është një vlerësim i lartë për punën e autorit dhe shërben si një dëshmi e bukurisë së veçantë të peizazhit italian, e shkrirë me spektaklin natyror të qiellit.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





