Nesër nis shpërndarja e teksteve shkollore, Manastirliu: Politikë mbështetëse për mijëra familje në prag të vitit të ri shkollor

Aktualitet | 1 vit më parë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi se nesër, më 25 gusht, nis zyrtarisht shpërndarja e librave falas në të gjitha shkollat e vendit, si pjesë e përgatitjeve për vitin e ri shkollor që do të nisë më 8 shtator.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu theksoi se kjo është një politikë sociale e qeverisë që synon të lehtësojë barrën ekonomike për mijëra familje shqiptare.

Duke filluar nga nesër, më 25 gusht, nis shpërndarja e librave falas në shkolla, një politikë mbështetëse e qeverisë për familjet, në prag të çeljes së vitit të ri shkollor”, u shpreh ministrja.

Të gjitha institucionet arsimore janë udhëzuar se si do të veprojnë me mbledhjen apo grumbullimin e teksteve që janë përdorur gjatë vitit të kaluar.

Ato kanë ngritur në çdo shkollë një komision të veçantë për vlerësimin e gjendjes se librave.

Duke filluar nga e hëna shpërndarja e teksteve do të vijojë deri me datë 7 shtator, një ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme