Manastirliu: Me kurrikulën e re, bazat e inteligjencës artificiale do mësohen që në klasë të katërt

Arsim | 1 vit më parë

Me kurrikulën e re të miratuar, tashmë nxënësit do të mësojnë bazat e inteligjencës artificiale që në klasë të katërt. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ishte sot (27 gusht) e pranishme në shkollën “Isa Boletini” në Paskuqan, ku foli për këtë risi që do të sjellë ky vit shkollor, teksa theksoi se vijojnë investimet për zgjerimin e rrjetit të laboratorëve inteligjentë në shkolla.

“Prej tre vitesh ne kemi nisur një program të TIK që nga klasa e parë, por me zhvillimet teknologjike ne kemi mundur që përgjatë vitit që lamë pas, por edhe duke vijuar në këtë vit të kemi një ndjekje në kohë reale të arritjeve të nxënësve që mësojnë kodimin. Kemi mësuar rreth 35 mijë fëmijë si të kodojnë, por nga ana tjetër kemi miratuar edhe kurrikulën e re për klasat e katërta, e cila për herë të parë do të sjelli bazat e njohurive për inteligjencën artificiale”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, nëpër shkolla vijon edhe shpërndarja e librave falas, ku sipas Ministres, janë rreth 236 mijë nxënës të cilët mbështeten çdo vit përmes programit “Tekste falas”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme