Ministria e Arsimit miraton ndryshimin, mësuesit ndihmës do mbështesin deri në dy nxënës me aftësi të kufizuara

Arsim | 1 vit më parë

Mësuesi ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara në institucionet publike të arsimit parauniversitar nuk do të mbështesë vetëm një nxënës. Me ndryshimet e miratuara nga Ministria e Arsimit, mësuesve ndihmës u lejohet që të punojnë me deri në dy nxënës me aftësi të kufizuara, në rastet kur vlerësohet se ngarkesa mësimore dhe nevojat e nxënësve e lejojnë një gjë të tillë.

Kjo mundësi do të jetë e mundur vetëm pas miratimit nga Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar dhe do të bazohet në nevojat specifike të nxënësve.

Ky ndryshim synon të ofrojë një mbështetje më fleksibël për nxënësit me aftësi të kufizuara, duke mundësuar që mësuesit ndihmës të japin mbështetje më të gjerë, në përputhje me situatat e veçanta. Udhëzimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe do të zbatohet nga të gjithë aktorët përgjegjës për arsimin parauniversitar në vend.

Aktualisht, sipas Udhëzimit nr. 26, datë 25.11.2019, mësuesi ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara mund të mbështesë vetëm një nxënës me aftësi të kufizuara në një kohë. Megjithatë, me ndryshimin që ka hyrë në fuqi me shtesën e pikës 4.1, në udhëzimin “Për mësuesin   ndihmës   për   nxënësit   me   aftësi   të kufizuara   në   institucionet   publike   të   arsimit parauniversitar”, tani është e mundur që një mësues ndihmës të punojë me deri në dy nxënës me aftësi të kufizuara, në raste të veçanta, kur kjo lejohet nga ngarkesa mësimore dhe pas vlerësimit të nevojave të nxënësve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme