Kalaja e Gjirokastrës thyen rekord, 200 mijë vizitorë nga janari në gusht, atraksioni më i vizituar

Turizëm | 1 vit më parë

Rreth 200.000 vizitorë e kanë zgjedhur kalanë e Gjirokastrës në gjysmën e parë të vitit.

Ky monument vijon të mbetet një nga atraksionet më të frekuentuara kulturore dhe historike në Shqipëri, duke shënuar një sezon turistik rekord.

Turistët që zgjedhin ta vizitojnë ngelen të impresionuar nga bukuria që ajo ofron.

“Jam nga Holanda .E kam parë dhe kam lexuar për Shqipërinë dhe vendosëm ta vizitojmë. Do ta rekomandoj te miqtë e mi sepse më pëlqeu shumë.”

“Vij nga Holanda. Gjithçka këtu është e mrekullueshme kryesisht kështjella. Arkitektura është magjike. Do të vijmë përsëri ta vizitojmë.”

Një tjetër vizitore u shpreh, “Është hera ime e parë që vizitoj kështjellën. Kam ardhur së bashku me mikeshat e mia dhe po e shikojmë shumë gjithë këtë pamje.

“Edhe për mua është hera e parë që vizitoj kalane dhe qytetin. Ka një arkitekture të mrekullueshme“, u shpreh një tjetër vizitore.

Përveç vlerave historike dhe arkitekturore, kështjella e Argjiros është kthyer tanimë në një qendër kulturore aktive, duke organizuar koncerte, ekspozita dhe festivale që tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Gazetare L.Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme