Rihapen regjistrimet në shkolla për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta

Arsim | 1 vit më parë

Rihapen regjistrimet në shkolla për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta. Njoftimi u bë me dije nga Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu e cila sqaroi se më 5 shtator nga ora 08:00 deri në 24:00 prindërit mund të regjistrojnë fëmijët përmes portalit e-Albania.

“Njoftohen të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët në shkollë që për nxënësit në klasat I- ra dhe X-ta do të rihapen regjistrimet në portalin #eAlbania, më datë 5 SHTATOR nga ora 08:00-24:00

Lutemi në mirëkuptimin tuaj për të përmbyllur regjistrimin në afatin e mësipërm, një proces që kryhet online dhe ju merr vetëm pak minuta kohë”, shkruan Manastirliu në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se afati për regjistrimin e klasave të para dhe të dhjeta ishte deri më 1 shtator.

Më datë 8 shtator hapin dyert shkollat në të gjithë vendin për arsimin bazë dhe të mesëm të lartë, ndërsa më 12 qershor 2026 do të përfundojë viti akademik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme