Regjistrimet në universitet, 300 maturantë zgjedhin programet e universitetit “Fan Noli” në Korçë

300 maturantë janë regjistruar në programet e studimit të Universitetit “Fan Noli” të Korçës, numër që është pothuajse i njëjtë me atë të një viti më parë akademik.
Drejtori i Kurrikulës, Artur Prifti, ka bërë të ditur se edhe këtë vit programet më të kërkuara janë ato të teknologjisë, sporteve, infermierisë, financës dhe gjuhës angleze.
Sipas Priftit, për programin e Ekonomisë, këtë vit nuk janë kërkuar kuota, ndërkohë që ka një program të riorganizuar në Fakultetin e Bujqësisë.
“I vetmi program studimi që ne nuk kemi kërkuar kuota është programi i studimit të ekonomisë. Ky program studimi, sipas udhëzimeve përkatëse, do të aplikohet për mbylljen e tij. Është një procedurë normale që ndiqet nga programet e studimit që nuk kanë ecuri normale. Programe të reja të hapura nuk ka, por ka vetëm një program të riorganizuar në Fakultetin e Bujqësisë, i cili është rinovuar për t’iu përshtatur më tepër tregut të punës”, tha Prifti.
Në Universitetin “Fan Noli” të Korçës ka 26 programe studimi bachelor dhe dyvjeçare në katër fakultete.
Gazetare: K. Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





