Fundjava në Gjirokastër, fillimi i shtatorit sjell fluks të lartë turistësh
Kjo fundjavë ka sjellë një fluks të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj në pazarin karakteristik të Gjirokastrës. Me arkitekturën karakteristike, historinë e pasur dhe mikpritjen tradicionale, Gjirokastra po konsolidohet si një nga destinacionet më të preferuara si për turistët e huaj, ashtu edhe për vizitorët vendas.
“Kemi ardhur në Gjirokastër në këtë qytet antik, është shumë bukur dhe kemi mbetur të impresionuar”, u shpreh një turist.
“Kemi ardhur sot dhe është shumë bukur, është qyteti im i preferuar për momentin dhe do ta rekomandoj edhe tek të afërtit e mi”, tha një turiste tjetër.
“Sot takohemi 4 shokët e fakultetit nga ’92 e kemi lënë të takohemi këtu në Gjirokastër. Gjirokastra i ke të gjitha”, u shpreh Skënder Brataj.
Qyteti i përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, prej vitesh është shndërruar në një markë të njohur të turizmit ndërkombëtar. Me arkitekturën karakteristike, historinë e pasur dhe mikpritjen tradicionale, Gjirokastra po konsolidohet si një nga destinacionet më të preferuara si për turistët e huaj, ashtu edhe për vizitorët vendas.
Gazetare:L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





