Funari, perlë turistike e Elbasanit – Liqeni, gjelbërimi dhe mikpritja tërheqin vizitorët

Turizëm | 1 vit më parë

Fshati turistik i Funarit në Elbasan është kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara të fundjavës. Dhjetëra vizitorë nga Tirana dhe qytete të tjera zgjedhin natyrën e gjelbër dhe qetësinë e liqenit për piknik dhe pushim familjar. Shumë prej tyre thonë se Funari është një zbulim i bukur dhe se duan të kthehen sërish.

 Me liqenin e qetë, gjelbërimin që e rrethon dhe mikpritjen e njerëzve, Funari po kthehet në një atraksion të rëndësishëm turistik për Elbasanin dhe më gjerë. Autoritetet vendore, por edhe banorët, besojnë se investimet e reja në infrastrukturë dhe shërbime do ta bëjnë këtë fshat turistik një destinacion të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit.

“Është një bukuri natyrore që duhet ruajtur”, tha një vizitore.

Banorët vendas thonë se prej disa vitesh po investojnë vetë në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve, me synim zhvillimin e turizmit në zonë. Shumë prej tyre kanë nisur që banesat e tyre ti kthejnë në ambiente komoduese për turistët e huaj.

Me peizazhin e tij natyror dhe liqenin e qetë, Funari po konsolidohet si një nga atraksionet kryesore turistike të qarkut të Elbasanit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme