Nis viti i ri shkollor, 26.500 fëmijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Arsim | 1 vit më parë

Pushimet verore kaluan shpejt dhe shkolla nisi përsëri për rreth 345 mijë nxënës që i janë drejtuar sot bankave të institucioneve arsimore në të gjithë vendin.

Duket se askush nuk mungoi në këtë fillimvit shkollor. Të gjithë u përpoqën të ishin të përpiktë dhe të kapnin orën 8:00, nisjen e procesit mësimor.

Por si gjithmonë, emocionet më të forta u përjetuan nga më të vegjlit, nxënësit e klasave të para. 

Ndërsa prindërit, të emocionuar për ditën e parë të shkollës, preferuan t’i shoqëronin vetë fëmijët në klasë.

Për mësuesit me shumë vite eksperiencë gjithmonë është emocionuese marrja e klasës së parë.

“Si është të marrësh klasën e parë? Jo vetëm emocion. Është kënaqësi. Është si të rilindësh. Pas pesë viteve që ke lënë fillon një klasë të parë. Është rilindje!” shprehet një mësuese.

Për më të rriturit çdo gjë ka qenë më e lehtë. Kjo ditë e parë e shkollës për ta ka shërbyer për t’u çmallur me shokët, por edhe për t’u njohur me orarin e ri mësimor.

Këtë vit shkollor janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës 26.500 vogëlushë.

Risi e këtij viti do të jetë edhe kurrikula e re për klasat e katërta, ku nxënësit do të marrin njohuritë bazë mbi inteligjencën artificiale, të cilat do të mund t’i praktikojnë në laboratorët e rinj të ngritur pranë institucioneve edukative.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme