Udhërrëfyes turistik, kursi më i ri që ofrohet nga Qendra e Formimit Profesional në Gjirokastër
Ky sezon ka nisur me risi për Qendrën e Formimit Profesional në Gjirokastër. Gamës së larmishme të kurseve i është shtuar edhe ai i “Udhërrëfyesit turistik”, i akredituar nga Ministria e turizmit.
Pas 6 muajve, kursantët do të pajisen me certifikatën që u jep një mundësi më tepër për një vend pune në sektorin e turizmit.
“Është një kurs shumë i kërkuar dhe ju nevojitet të gjithë guidave për të shoqëruar grupet turistike në qytetin tonë. Është një kurs i akredituar nga Ministria e Turizmit dhe zgjat rreth 6 muaj. Të gjithë kursantët pasi mbarojnë kursin certifikohen”, u shpreh Mira Lapa, drejtoreshë në Qendrën e Formimit Profesional në Gjirokastër.
Të rinjtë gjatë kësaj periudhe marrin njohuritë e duhura për mënyrën e menaxhimit të grupeve turistike, por edhe informacionet që duhet të përcjellin te vizitorët.
“Ky kurs shërben në përgjithësi për njohuri mbi vendin, për historinë, kulturën, natyrën, monumentet etj.”, tha ajo.
Grupi i parë prej 15 kursantësh është ngritur në muajin gusht, ndërsa një tjetër me po të njëjtën shifër është duke u bërë gati.
Gazetare: Yllka Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





