Shtegu kulturor i 12 dyerve të vjetra në Durrës, projekt-lojë për tërheqjen e vizitorëve

Turizëm | 12 muaj më parë

Shtegu Kulturor i 12 dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit, tashmë vjen edhe në formën e një loje. Projekti që synon zbulimin e trashëgimisë kulturore ende të panjohur të Dyrrahut tashmë është pasuruar me elementë të rinj. 

“Kemi sjellë si element novacioni për përdoruesit, për profesionistët e kulturës që ta realizoj këtë shteg vet edhe një lojë e cila është një lojë interpretative me karaktere dhe bazon në element tradicional”, u shpreh Dorina Xheraj, themeluese e “MuzehLab” .

“Prej fillimit të lancimit të këtij projekti, dhe shtegu i dyerve te vjetra, interesi i turistëve është në rritje”, theksoi Inesa Sulaj, themeluese MuzehLab.

Turistët që ndërmorën shtegun e 12 dyerve u shprehën se kjo pjesë e historisë së Durrësit është mjaft interesante dhe e vlefshme për të njohur më mirë të kaluarën e qytetit.

“Po shohim këtë shteg dhe kjo është dera e dytë që kemi ndaluar ta vëzhgojmë. Jemi informuar për familjet e rëndësishme të Durrësit dhe arkitekturën e dyerve të këtyre familjeve me emër. Duke ndjekur këtë tur mendoj se do ta kuptojmë më mirë historinë e Durrësit”, tha turistja.

“Po shohim shtigjet e familjeve të vjetra të Durrësit, pamë kishën katolike Shën Lucia dhe tashmë jemi te kjo familje. I gjithë qyteti në fakt është shumë i bukur”, tha një tjetër turiste.

Në bashkëpunim me komunitetin artizan, dyert e shekujve 19 dhe 20 vijnë përmes punimeve artizanale, në formën e  krijimeve të veçanta artistike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme