Interes për arsimin profesional në Shkodër, Hoteleri-Turizmi me kërkesat më të larta
Drejtimet profesionale vijojnë edhe këtë fillim vit të jenë të kërkuara. Në Shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër regjistrimet kanë plotësuar pritshmëritë e stafit mësimor.
“Sipas statistikave të INSTAT-it , Shkodra është ndër qytetet që ka regjistrimin më të madh në arsimin profesional. Regjistrimet në klasat e 9, rreth 63% janë të regjistruar në degën hoteleri-turizëm dhe është dega më e preferuar”, u shpreh Enkeleda Laçej, Zëvendësdrejtore në shkollën “Hamdi Bushati”, Shkodër.
Hoteleri-turizëm vijojnë të mbajnë numrin më të lartë të regjistrimeve me rreth 120 nxënës. Ndërkohë që interes ka pasur edhe në 2 drejtimet e tjera që shkolla ofron.
“Shkolla nuk ofron vetëm degën hoteleri-turizëm por edhe degë të tjera si drejtimi ekonomi-biznes dhe drejtimi tekstil-konfeksion”, tha ajo.
Për çdo profil ofrohen kabinete moderne mësimore, laboratorë praktikë dhe bashkëpunime me biznese vendase, duke u dhënë nxënësve mundësinë të zhvillojnë aftësi reale që i përshtaten kërkesave të tregut të punës.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





