Kapitulli i negociatave për bujqësinë, Salla takim me Superti-n: Po konsolidojmë sistemet dhe kapacitetet për integrimin në BE

Bujqësi | 12 muaj më parë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një takim me znj. Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian.

Takimi u fokusua në progresin dhe sfidat e Ministrisë së Bujqësisë në kuadër të përgatitjeve për hapjen e negociatave ndërqeveritare dhe përafrimin me acquis të Bashkimit Evropian.

Diskutimet u zhvilluan në kontekstin e miratimit të Pozicionit Negociues për Cluster 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, duke e vendosur Shqipërinë në një fazë kyçe të procesit të integrimit evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Salla theksoi angazhimin e Ministrisë për përmbushjen me intensitet të detyrimeve të integrimit.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po vijon me konsolidimin e sistemeve të integruara të menaxhimit (IACS, LPIS, REM), forcimin e kapaciteteve teknike dhe administrative, si dhe përgatitjen për një qasje efektive në fondet e BE-së,” shkroi ai.

Salla nënvizoi gjithashtu se “Modernizimi i bujqësisë dhe ndërtimi i një sektori konkurrues e të qëndrueshëm mbetet një ndër prioritetet strategjike të qeverisë shqiptare në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.”

Nga ana e saj, Superti vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në këtë drejtim .

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme