Ecje në natyrën e Taraboshit, thesari që tërheq vizitorë të shumtë në Shkodër

Turizëm | 12 muaj më parë

Taraboshi mbetet shembulli më i mirë i asaj që Shkodra mund të ofrojë për të apasionuarit pas aventurave natyrore.

Shtegu i Zogajvë  është ndër më të njohurit për një ecje më të lehtë. Por  ndërsa ngjitja drejt lartësisë së Taraboshit mund të behet nga kushdo, udhërrëfyesit kërkojnë të punohet më shumë për piketimin e shtigjeve, tabelave orientuese dhe promovimin e tij në hartat turistike.

“Nëse i referohemi Malit të Taraboshit, më parë ishte mal i ndaluar, kurse sot është mal i lejuar. Më vjen mirë që turistë të huaj dhe vendas kanë  nisur të frekuentojnë malin.

Është një mal që ne kemi tentuar me fëmijë ta piketojmë në mënyrën tonë me mundësi shumë të kufizuara. Sot jemi para një fakti qe duhet të jemi të përgatitur e të trajnuar që të bëjmë një piketim sa më të mirë. Na del si detyrë të përmirësojmë kushtet nëpër shtigje që dhe moshat më të mëdha deri në 80-vjeç ta vizitojnë”, deklaroi udhërrëfyesi turistik Kadstrit Faci.

Taraboshi mbetet një nga pikat më të kërkuara nga vizitorët kryesisht të huaj dhe të apasionuar pas ngjitjeve në male. Pamja që ofrohet nga maja e kreshtës është magjepsëse me liqenin e Bunës që shtrihet në këmbët e tua, rrethuar nga malet.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme