Skemat kombëtare në bujqësi, në qarkun Gjirokastër rreth 3.100 aplikime

Bujqësi | 12 muaj më parë

Në qarkun e  Gjirokastrës  këtë vit kanë aplikuar rreth 3 mije e 80 fermer në skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Specialist i bujqësisë Balil Bineri thekson se në disa prej skemave është vënë re një interes më i lartë se vitet e kaluara.

“Pothuaj në të njëjtin nivel me atë të vitit të kaluar, një rënie të vogël me rreth 40 aplikant  ka pasur skema e naftës ndërkohë ka pasur një rritje të lehtë edhe skemat e tjera. Kemi qenë plotësisht si kuota në total si në vitin e shkuar”, u shpreh Bineri.

Bineri shton se aktualisht është drejt përfundimit procesi i plotësimit të dokumentacionit nga fermerët, ndërsa Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) po kryen kontrolle fizike në terren për të verifikuar aplikimet.

“Aktualisht, është në përfundim faza e kontrollit administrativ, plotësimi i dokumentacionit nga ana e fermerëve. Në qarkun tonë kanë mbetur më pak se 100 aplikant sepse nuk kanë plotësuar dosjet”, tha ai.

Falë këtyre skemave, prej disa vitesh fermerët kanë përfituar mbështetje financiare nga shteti, e cila ka ndihmuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në këtë qark.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme