Dhëmbë të rritur në laborator, e ardhmja e trajtimeve dentare

Kuriozitete | 12 muaj më parë

Studiues në mbarë botën po garojnë për të zhvilluar teknologjinë që mund të lejojë rritjen dhe implantimin e dhëmbëve biologjikë njerëzorë. Një nga zhvillimet më premtuese vjen nga King’s College London, ku profesorja Ana Angelova Volponi dhe ekipi i saj kanë arritur përparime të rëndësishme në rritjen e dhëmbëve në kushte laboratorike.

“Ideja e krijimit të dhëmbëve të rritur në laborator daton që nga vitet 1980“, tha Volponi, por modeli që ajo dhe kolegët e saj krijuan më shumë se një dekadë më parë ishte i pari që përdori qeliza gingivale njerëzore të rritura të cilat përbëjnë mishrat e dhëmbëve dhe merren duke kruar lehtë pjesën e brendshme të gojës.

Tani, studiuesit kanë zhvilluar një material të ri, një hidrogel  që imiton më mirë mjedisin natyral ku formohen dhëmbët në gojë. Në studimin e fundit, qelizat u rritën brenda këtij hidrogeli për rreth tetë ditë, duke formuar struktura të ngjashme me dhëmbët.

Nëse kjo arrihet, Volponi parashikon dy mundësi për përdorim praktik, ose rritjen e një dhëmbi deri në një fazë të caktuar për ta futur më pas në gojë që të zhvillohet natyrshëm, ose rritjen e plotë të dhëmbit në laborator për t’u implantuar kirurgjikisht.

Ky përparim mund të hapë një epokë të re në stomatologjinë rigjeneruese, duke bërë të mundur që pacientët në të ardhmen të zëvendësojnë dhëmbët e humbur me dhëmbë të rinj, plotësisht biologjikë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme