“Njeriu dhe teknologjia”, të rinjtë në Korçë diskutim për ndikimin dhe të ardhmen profesionale

Arsim | 11 muaj më parë

Në Korçë u zhvillua aktiviteti “Njeriu dhe Teknologjia”, me pjesëmarrjen e nxënësve të gjimnazeve që synonte të nxiste diskutime mbi ndikimin e teknologjisë në jetën e njeriut dhe në të ardhmen akademike e profesionale të të rinjve.

Qëllimi i këtij takimi ishte të krijohej një hapësirë për reflektim dhe ndërgjegjësim mbi përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit në mënyrë të shëndetshme dhe të përgjegjshme.

“Kjo bëhet në kuadër të ndërhyrjes dhe të ditës të filozofisë e cila po afron por njëkohësisht dhe çështje shumë delikate qoftë në kuptimin ekzistencial qoftë dhe në atë operativ është dhe marrëdhënia e njeriut me inteligjencën artificiale”, u shpreh Ardi Karanxha, Koordinatori i COD Korçë.

“Filozofia është në rrënjë të mendimit dhe diskutimit. Ndryshimet që po sjell teknologjia në shoqëri patjetër që i takon filozofisë që ajo të analizojë dhe të nxjerrë problematikat të cilat kërkojnë të marrin një planë zhvillimi dhe orientimi”, tha Eriseld Kalemaj, Pedagog në Departamentin e Shkencave Sociale.

Aktiviteti u organizua nga Qendra për Hapje dhe Dialog, në bashkëpunim me Universitetin “Fan Noli” dhe Qendrën Rinore Korçë, duke ofruar për të rinjtë mundësi për të diskutuar sfidat dhe përfitimet që sjell teknologjia në epokën moderne.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme