30 vite Shkollë Speciale, kontribut të çmuar, sot 60 nxënës

Aktualitet | 10 muaj më parë

30 vjet dritë, dashuri dhe bashkim njerëzor. Shkolla Speciale “3 Dhjetori” në Shkodër ka shkruar një histori të jashtëzakonshme përkushtimi dhe dinjiteti.

Është speciale për dy arsye të thjeshta: për dashurinë që dhurohet dhe përkushtimin që jepet në këtë institucion arsimor, tha Hasan Muça, Drejtor i DRAP Lezhë.

“Fillimi ka qenë në një klasë të vetme, përkushtimi dhe puna e jashtëzakonshme bënë që të hapej shkolla”, tha Enkeleda Mataj, Drejtore e Shkollës “3 Dhjetori”.

Në këtë përvjetor jubilar, u nderua çdo mësues, çdo prind që ka besuar, dhe çdo hap i bërë me kurajo në rrugën e integrimit.

Vjola Paçrami shërbeu për 25 vite fëmijëve me aftësi ndryshe.

“Nuk i kam ndarë as në një moment të vetëm të gjitha aktivitetet që ka bërë qendra kulturore e fëmijëve”, tha Paçrami.

Marsida ka dalë nga bankat e asaj shkolle, sot ajo kujton me nostalgji mësuesen e saj dhe faktin që ka mësuar të shkruajë e lexojë.

Ky 30-vjetor erdhi si festë për nxënësit, prindërit dhe mësuesit, ku pjesë e interpretimeve u bë banda The Door, e dalë po nga kjo shkollë. Sot, 30 vite më vonë, shkolla vazhdon të jetë një shembull frymëzimi për gjithë komunitetin dhe veçanërisht për 60 fëmijë që marrin dije aty.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme