Pasojat e përmbytjeve në Maliq, nis veshja me gurë e argjinaturës së çarë të lumit Devoll

Aktualitet | 10 muaj më parë

Ndërhyrja në argjinaturën e Lumit Devoll ka nisur pas dëmtimeve të shkaktuara nga përmbytjet që përfshinë Bashkinë Maliq rreth një muaj më parë.

Si pasojë e prurjeve të shtuara dhe presionit të madh të ujit, një pjesë e argjinaturës u ça, duke rrezikuar tokat bujqësore, infrastrukturën dhe banesat përreth.

Menjëherë pas stabilizimit të situatës, u ndërmorën vlerësimet teknike dhe u hartua plani i ndërhyrjes për rikuperimin dhe përforcimin e argjinaturës.

Drejtori i Agjencisë së Ujitje-Kullimit në Maliq bën me dije se punimet konsistojnë në sistemimin e zonës së dëmtuar, mbathjen me gurë dhe përforcimin e strukturës mbrojtëse, me qëllim parandalimin e dëmtimeve të ngjashme në të ardhmen.

Kjo ndërhyrje është një hap i rëndësishëm për rritjen e sigurisë së komunitetit dhe mbrojtjen e territorit nga fenomenet natyrore për të garantuar mbrojtjen e jetës, pronës dhe tokave bujqësore në bashkinë Maliq.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme