“Erasmus+”, mundësi studimi dhe trajnimi – Mund të përfitojnë studentë dhe pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”

Arsim | 8 muaj më parë

Programet dhe mobilitetet Erasmus+ po vijojnë të ofrojnë mundësi të rëndësishme për studentët dhe pedagogët e Universitetit të Shkodrës, duke zgjeruar horizontet e tyre akademike dhe profesionale. Sipas drejtoreshës së marrëdhënieve me jashtë, këto programe u japin mundësinë dhjetëra studentëve që të kryejnë një semestër studimi pranë universiteteve partnere në vende të ndryshme të Evropës.

“Ne kemi thirrje të hapura me Universitetin e Salentos, me Universitetin Politeknik të Ankonës dhe për vitin e kaluar janë afërsisht 15 student të cilët kanë lëvizur me mobilitete”, u shpreh Bresena Kopliku, Drejtuese e marrëdhënieve me jashtë, UNISHK.

Ndërkohë, studentët që kanë përfunduar studime semestrale apo trajnime në kuadër të programeve Erasmus+ në universitete të huaja e vlerësojnë këtë përvojë si mjaft të vlefshme për formimin e tyre akademik dhe zhvillimin profesional, duke theksuar përfitimet që lidhen me cilësinë e mësimdhënies, njohjen e kulturave të reja dhe rritjen e aftësive personale.

Megjithatë, pavarësisht interesit, nuk mungojnë edhe hezitimet nga ana e disa studentëve për t’u bërë pjesë e programeve Erasmus+, kjo vjen kryesisht si pasojë e mungesës së informacionit. Për këtë arsye, universiteti po i kushton një rëndësi të veçantë informimit dhe inkurajimit të studentëve, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes dhe përfitimit nga këto eksperienca ndërkombëtare

Gazetar: A. Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme