Skema e garancisë sovrane për bujqësisë, fokus tek rritja e produktivitetit dhe vlera e shtuar në bujqësi

Bujqësi | 8 muaj më parë

Ecuria e Skemës së Garancisë Sovrane për sektorin bujqësor dhe Programit të Financimit për Biznesin Mikro, të Vogël dhe të Mesëm ishte në fokus të takimit mes Guvernatorit Gent Sejko dhe ministrave Petrit Malaj dhe Andis Salla. Në qendër të diskutimeve ishin pengesat në shpërndarjen e kreditimit drejt ekonomisë reale, rritja e aksesit në financim për fermerët dhe bizneset e vogla, si dhe masat për ta bërë skemën më efektive, duke ruajtur stabilitetin financiar.

Për herë të parë, skema mbështet drejtpërdrejt fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në sektorin bujqësor dhe agropërpunues, me një fond prej 3 miliardë lekësh. Garancia Sovrane parashikohet të mbulojë deri në 70% të vlerës së kredisë, me normë interesi të kufizuar në 2% dhe pa penalitete për shlyerje të parakohshme.

Ministri Malaj theksoi se bujqësia mbetet prioritet strategjik, veçanërisht në prag të integrimit në tregun europian, dhe se skema duhet të nxisë rritjen e produktivitetit dhe të vlerës së shtuar. Guvernatori Sejko e cilësoi atë si instrument plotësues për nxitjen e kreditimit, duke kërkuar përmirësime praktike në zbatim. Ndërsa Ministri Salla dhe përfaqësuesit e bankave konfirmuan rritje të interesit dhe shtim të aplikimeve në shqyrtim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme