13 vite nga dita që tronditi Kishën, kur Benedikti XVI njoftoi dorëheqjen e parë pas 6 shekujsh

Kuriozitete | 8 muaj më parë

Sot mbushen 13 vjet nga një prej momenteve më të rëndësishme dhe të papritura në historinë moderne të Kishës Katolike. Më 11 shkurt 2013, gjatë një takimi rutinë të mëngjesit me kardinalët, Papa Benedikti XVI njoftoi botën se do të hiqte dorë nga papati.

Në atë kohë 85-vjeçar, Ati i Shenjtë deklaroi se vendimi do të hynte në fuqi më 28 shkurti, ora 20:00.

Ky veprim shënoi një precedent historik, duke qenë dorëheqja e parë e një Pape në gati 600 vjet (që nga Papa Gregori XII në vitin 1415). Vendimi i tij hapi rrugën për konklavën që zgjodhi më pas Papa Françeskun, ndërsa Benedikti mori titullin Papa Emeritus, duke jetuar në Vatikan deri në ndarjen e tij nga jeta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme