Olimpiada e gjuhës shqipe dhe letërsisë, nxënëset fituese të fazës së dytë tregojnë emocionet

Arsim | 8 muaj më parë

Në përfundim të fazës së dytë të olimpiadës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë e cila u zhvillua në Korçë disa nga nxënëset na tregojnë emocionet që përjetuan dhe arsyet se pse kanë zgjedhur të marrin pjesë në këtë konkurs. Jana Mici dhe Krisli Gaçe studiojnë në shkollën Themistokli Gërmenji. Ato dolën fituese në këtë fazë të dytë sëbashku edhe me disa nxënës të tjetër të pasionuar pas gjuhës dhe letërsisë shqipe, duke bërë krenarë prindërit, mësuesit e të dashurit e tyre.

“Jam e interesuar në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Më pëlqen të shkruaj dhe nuk ngurova të merrja pjesë në olimpiadë. Patjetër që duhej angazhim dhe pavarësisht kësaj edhe mësuesit e lëndës ishin shumë të përkushtuar. Tani jam në pritje që të zhvilloj fazën e tretë të olimpiadës dhe shpresoj të dal mirë”, deklaroi Jana Mici, nxënëse në “Themistokli Gërmenji”

“Gjuha shqipe është një pasuri jo vetëm e imja, por e gjithë kombit dhe unë u mundova që ta ruaja atë sadopak duke marrë pjesë në gjuhën shqipe, si dhe sprovova veten time dhe njohuritë e mia në këtë lëndë”, deklaroi Krisli Gaçe, një tjetër nxënëse në “Themistokli Gërmenji”.

Tashmë nxënëset janë në pritje të fazës tjetër të kësaj olimpiade në rang kombëtar duke shpresuar të dalin sërish fituese. Ato kanë edhe disa mesazhe për bashkëmoshatarët e tyre.

“Gjuha shqipe është një thesar, përfaqëson identitetin tonë kulturor. Secili të mos dorëzohet, të ketë besim në vete sepse puna dhe përkushtimi gjithmonë do të shpërblehen”, shtoi Mici.

Olimpiada e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë synon të nxjerrë në pah talentin, dijen dhe pasionin e nxënësve për gjuhën shqipe, duke shërbyer si një moment frymëzimi dhe vlerësimi për edukimin.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme