Studentë spanjollë, praktika profesionale në Gjirokastër- Bashkëpunimet akademike, mundësi për promovimin e vlerave të rajonit
Janë studentë të ardhur nga Spanja, të shoqëruar nga profesorët e tyre, të cilët për tre muaj do të zhvillojnë praktikën profesionale në institucione dhe biznese që operojnë në Gjirokastër.
Ata vijnë në kuadër të programit “Erasmus+” nga një institucion arsimor që ofron diploma dyvjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Inteligjencës Artificiale.
“Kam qenë në vende të tjera ku kam shoqëruar studentët e mi, por në Shqipëri është hera ime e parë. Na kanë pritur shumë mirë”, tha pedagogu Antonio Aguilar.
Ata janë pritur nga rektori Jaho Cana, i cili u shpreh se këto bashkëpunime luajnë një rol të rëndësishëm edhe në promovimin e vlerave kulturore dhe turistike të rajonit jugor.
“Universiteti i Gjirokastrës nuk është thjesht një universitet që prodhon diploma, por që promovon vlerat ekonomike të rajonit për t’i dhënë një zhvillim akoma më të madh turizmit të Gjirokastrës, por edhe zhvillimeve të tjera ekonomike,” tha rektori Cana.
Të tjerë studentë pritet të vijnë nga jashtë në Gjirokastër gjatë këtij viti akademik, ndërsa të rinj nga Universiteti “Eqrem Çabej” do të udhëtojnë drejt vendeve evropiane. Aktualisht, 6 studentë po kryejnë praktikën profesionale jashtë vendit: 2 në Letoni dhe 4 në Poloni.
Gazetare: Y. Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





