Sinjalistikë turistike në qarkun e Gjirokastrës – Më shumë lehtësira për orientimin dhe siguri për turistët në zonë

Turizëm | 7 muaj më parë

Në qarkun e Gjirokastrës ka nisur pajisja me sinjalistikën përkatëse për një sërë shtigjesh dhe destinacionesh turistike. Kjo nismë vjen edhe si një nevojë e viteve të fundit, pasi mungesa e sinjalistikës shpeshherë ka sjellë vështirësi orientimi dhe në disa raste edhe bllokim të vizitorëve në zona  turistike.

“Kemi filluar nga fshati i fundit që është fshati Kushovic, dhe e kemi shtrirë deri në qytetin e Gjirokastrës. Kemi krijuar disa segmente të cilat janë pajisur me sinjalistikën përkatëse dhe jemi akoma duke punuar intensivisht”, u shpreh Joan Dhandili, Operator turizmi.

Ndërkohë, operatori i turizmit, Joan Dhandili, thekson se orientimi i turistëve në zonë realizohet në disa mënyra, duke përfshirë sinjalistikën në terren, hartat orientuese si dhe aplikacionet digjitale që përdoren gjithnjë e më shumë nga vizitorët.

“itinerarët pasi i regjistrojmë në aplikacionet e pajisjeve GPS i pasqyrojmë në harta ku më pas pasqyrohëen edhe në platforma të tjera”, tha ai.

Me vendosjen e sinjalistikës së re, pritet që turistët ta kenë më të lehtë orientimin në shtigjet dhe destinacionet e qarkut të Gjirokastrës, duke e bërë përvojën e tyre më të sigurt dhe më të këndshme.

Gazetare: L. Koçiu 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme