Rama: 226 profesionistë punësohen përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar në institucionet shëndetësore publike përmes procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”.
Në reagimin e tij, Kreu i qeverisë Rama , shkruan se ky mekanizëm vijon të garantojë një proces të bazuar mbi meritokracinë, transparencën dhe barazinë e mundësive për të gjithë profesionistët e shëndetësisë.
“226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, një proces i orientuar drejt meritokracisë, transparencës dhe barazisë së mundësive për të gjithë profesionistët e shëndetësisë”, u shpreh Rama
Ai theksoi se platforma është krijuar për të siguruar aplikim dhe përzgjedhje online, duke ofruar akses të barabartë për kandidatët e interesuar dhe duke forcuar besimin në sistemin publik.
Portali “Infermierë për Shqipërinë” është kthyer në një instrument të rëndësishëm për përzgjedhjen e stafit të ri, duke lehtësuar integrimin e profesionistëve në tregun e punës dhe duke rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





