Shkodra magjeps turistët, ata ndajnë kënaqësinë e vizitës dhe eksperiencat nga Shqipëria

Aktualitet | 6 muaj më parë

Turistët në Shkodër vazhdojnë të vijnë në numër të lartë të cilët kërkojnë për të eksploruar bukuritë natyrore dhe historike të zonës.

Ndër pikat më të frekuentuara mbetet Kalaja e Rozafës, e cila tërheq çdo ditë dhjetëra turistë për historinë dhe panoramën mbresëlënëse që ofron mbi qytet dhe liqen.

Po ashtu, interes të madh ka edhe Liqeni i Shkodrës, ku vizitorët shijojnë natyrën dhe qetësinë, si dhe Ura e Mesit, një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore në zonë.

 “Kam ardhur nga Pakistani dhe për mua është hera e parë që e vizitoj Shkodrën. Kalaja mora vesh se quhet Rozafa, dhe pamja nga lart është vërtet spektakolare, sidomos drejt liqenit të Shkodrës dhe maleve përreth“, shprehet turisti.

“Po e shijojmë këtë vend, do të bëjmë shëtitje pranë liqenit , natyra shumë e qetë dhe ideale për fotoPedonalja në qendër (Rruga Kolë Idromeno) për kafene dhe atmosferë lokale. Mund të merrni biçikleta me qira, Shkodra është shumë e përshtatshme për këtë.Udhëtimi në Shqipëri është zgjedhje perfekte, do të vizitojmë vende si Theth dhe Valbona janë mahnitëse. Po ashtu edhe gatimet tradicionale janë shumë të shijshme“, shprehet një turiste tjetër.

 “Vij nga Spanja dhe sapo ngjitem për në kala, po e shijon shumë Shkodrën, natyrën, ajrin, peizazhin”, thotë një turist spanjoll.

Fluksi i shtuar i turistëve shihet si një sinjal pozitiv për sezonin turistik, ndërsa bizneset lokale shprehen optimiste për një verë të suksesshme.

Gazetar:  M. Rakaj 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme