Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Moti | 6 muaj më parë

Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Sipas parashikimit, pas orëve të pasdites pritet përmirësim i kushteve atmosferike, duke sjellë kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

Reshje të dobëta shiu do të shfaqen nga mesdita deri në orët e pasdites, kryesisht në relievet malore të zonave lindore dhe jugore të vendit. Në mbrëmje, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s.

Ndërkohë, deti paraqitet me valëzim të forcës 3 deri në 4 ballë në detin Adriatik dhe Jon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme