Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti | 6 muaj më parë

Të dielën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimeve, gjatë gjithë ditës do të dominojnë kthjellimet, duke krijuar kushte ideale për aktivitete në natyrë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe ato luginore pritet që era të fitojë intensitet, duke arritur deri në 12 m/s.

Sa i përket detit, në Adriatik dhe Jon dallgëzimi parashikohet i lehtë deri mesatar, me forcë 1-3 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme