Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Aktualitet | 6 muaj më parë

Ditën e sotme (7 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në zonën e veriut në orët e mesditës (të larta transparente).

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme