Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, kryhet rituali i Epitafit

Aktualitet | 8 muaj më parë

Qindra besimtarë ortodoksë në qytetin e Vlorës kanë marrë pjesë këtë të premte në ceremoninë e shenjtë të daljes së Epitafit, një nga ritualet më të rëndësishme që paraprin festën e Pashkëve

Epitafi, i mbajtur nga klerikët dhe i shoqëruar nga besimtarë të shumtë, u përcoll me solemnitet, ndërsa policia ishte e pranishme për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Me qirinj në duar dhe në një atmosferë përkushtimi, qytetarët ndoqën këtë traditë të përvitshme, e cila simbolizon dhimbjen dhe shpresën për ringjalljen e Krishtit.

Edhe besimtarë ortodoksë të qytetit të Beratit kanë kremtuar sot të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq. Riteve të organizuara në Katedralen e “Shën Dhimitrit” dhe nē Kishën e Goricës, ju janë bashkuan qindra besimtarë ortodoksë beratas, që u bënë pjesë e këtij rituali, që simbolizon varrin e Krishtit.

Kanë qenë Mitropoliti i Beratit, Imzot Asti ai që ka drejtuar edhe ritet fetare në Katedralen e “Shën Dhimitrit”, ku besimtarët janë lutur për shëndet, mirësi dhe lumturi.

Pas kryerjes së shërbesën së mbrëmjes së të Premtes së Zezë, Imzot Asti, i shoqëruar At Johan Qako dhe At Petraq Simsia, kanë kryer edhe ritualin e Epitafit, që fillimisht ka shëtitur përreth oborrit të Katedrales së Shën Dhimitrit për disa minuta e më pas është kapërcyer nga besimtarët.

Pas përfundimit të riteve fetare, Epitafi,i shoqëruar nga besimtarët ortodoks,ka përshkruar shëtitoren e qytetit, një ritual ky i përvitshëm në qytetin e Beratit.

Dy epitafët,ai i dalë nga Katedralja e Shën Dhimitrit dhe ai i dalë nga Kisha e Goricës, janë bashkuar në Urën e Varur, ku pas kryerjes së riteve të rastit ,janë kthyer në kishat nga dolën. E premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së Shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve. E premtja e Zezë i paraprin të dielës së Pashkëve, ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në Katedralen e Shën Dhimitrit, në qendër të qytetit të Beratit.

Ceremonia e Epitafit mbledh qindra besimtarë në Korçë

E Premtja e Zezë shënohet me përkushtim në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, nën drejtimin e Mitropolitit Hirësia e Tij, Imzot Anastasi

Me rastin e së Premtes së Zezë, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit ortodoks, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë, u zhvillua ceremonia e Epitafit, duke mbledhur qindra besimtarë ortodoksë.

Ceremonia u drejtua nga Imzot Anastasi, i cili udhëhoqi ritualet liturgjike në një atmosferë të thellë shpirtërore dhe reflektimi. Besimtarët morën pjesë me përulësi, duke ndjekur procesionin tradicional dhe lutjet që simbolizojnë vendosjen e Krishtit në varr.

E Premtja e Zezë përkujton mundimet dhe kryqëzimin e Krishtit, ndërsa ceremonia e Epitafit mbetet një nga momentet më prekëse të kësaj dite, duke bashkuar komunitetin në besim, dhimbje dhe shpresë për ringjalljen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme