Vajzat drejt profesioneve, aktivitet në Shkollën Profesionale Teknike në Korçë
“Nga ideja tek dizajni” ky ishte aktiviteti i zhvilluar nga shkolla profesionale teknike Korçë në bashkëpunim me disa shkolla 9-vjeçare, në kuadër të Ditës së Vajzave. Një takim kreativ që bëri bashkë talentin dhe bashkëpunimin, ku grupet e vajzave punuan së bashku me nxënësit e drejtimit TIK për të krijuar postera me mesazhe frymëzuese mbi rolin dhe suksesin e vajzave në profesion.
“Ne jemi nxënëset e shkollës “Sevasti Qiriazi” dhe sot do prezantohemi me temën “vajzat shqiptare në IT” me të cilën duam të përcjellim mesazhin dhe forcën e vajzave shqiptare në fushën e teknologjisë”, deklaroi Ilda Agolli, koordinatore e projekteve.
Vajzat ndanë idetë dhe mesazhet që synuan të përcjellin përmes punimeve të tyre
Sipas drejtores së shkollës, aktivitete të tilla synojnë fuqizimin e vajzave për të zgjedhur profesionin që dëshirojnë, pa u ndikuar nga stereotipet gjinore.
“Nëpërmjet këtij aktiviteti duam të tregojmë fuqinë e profesionit jo vetëm n ë rajonin tonë por edhe më gjerë. Duke u fokusuar kryesisht te vajzat të cilat mundtë jenë pjesë e çdo profesioni”, u shpreh Anxhela Taho, drejtore e shkollës profesionale teknike Korçë.
Ky aktivitet solli një tjetër shembull se si edukimi dhe kreativiteti mund të shërbejnë si nxitje për barazi dhe zhvillim në shoqëri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





