Dita sot me diell, vranësira kalimtare në zonat malore

Të martën vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të përqendruara kryesisht në relievet malore të zonës lindore dhe në malësitë e jugut.
Vranësirat e dendura mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash, ndërsa lokalisht do të ketë shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugperëndim – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s.
Deti pritet të jetë i qetë, me valëzim të lehtë në Adriatik dhe Jon, me forcë 1-2 ballë.
Në përgjithësi, e marta do të sjellë mot të mirë, me kushte të favorshme për aktivitete të zakonshme, ndërsa reshjet do të mbeten të pakta dhe të lokalizuara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




