Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat maksimale

Qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë jugperëndimore do të sjellë në territor alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 24 °C
në vendet e ulëta: 10 / 25 °C
në vendet malore: 7 / 22 °C
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 7°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 25°C përkatësisht në qarqet; Lezhë, Durrës dhe Vlorë.
Era do të fryjë mestare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




