Platforma “Unë zgjedh shkollën teknike”/ Shkolla Teknike Korçë, bashkëpunim me biznesin

Arsim | 5 muaj më parë

Shkolla Profesionale Teknike në Korçë ka prezantuar platformën e re “Unë zgjedh Shkollën Teknike”, një hap i ri që synon të forcojë komunikimin mes shkollës, bizneseve dhe prindërve. Kjo platformë është konceptuar si një urë lidhëse më efikase, për të krijuar më shumë mundësi bashkëpunimi dhe për të afruar edhe më shumë arsimin profesional me nevojat reale të tregut të punës. Drejtoresha e shkollës theksoi se përmes kësaj nisme synohet jo vetëm orientimi më i mirë i të rinjve drejt arsimit profesional, por edhe zgjerimi i partneriteteve që ndihmojnë në formimin praktik të nxënësve.

“Një platformë komunikimi. Një urë lidhëse mes shkollës profesionale, bizneseve dhe nxënësve. Bizneset që zgjedhin përmes platformës nxënësin, nxënësit që zgjedhin biznesin vetë ku do kryejnë praktikën, biznese që vlerësojnë nxënësit për dëshirën e tyre për të punuar, për korrektësinë, etj,.

Shkolla luan rolin e koordinimit, koordinon të dyja palët dhe merr informacionin ndoshta të munguar deri tani edhe për nxënësin edhe për bizneset”, Anxhela Taho, drejtore e Shkollës Profesionale Teknike në Korçë

Aktualisht, Shkolla Profesionale Teknike në Korçë ka marrëveshje bashkëpunimi me 120 biznese dhe institucione të qarkut. Këto partneritete kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në formimin profesional të nxënësve, duke u krijuar atyre më shumë hapësira për praktikë dhe mundësi më të mëdha për integrim në tregun e punës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme