Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje shiu

Ditën e sotme (7 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas SHMU-së, moti parashikohet parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal (pika shiu) në orët e para të mëngjesit në jug të vendit. Në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të jenë prezente në qendër dhe jug të vendit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 14m/s.
Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




