Sistemi penitenciar, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, pret delegacionin e Ambasadës Amerikane

Aktualitet | 7 muaj më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, priti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve një delegacion të Ambasadës Amerikane, në një takim prezantues në kuadër të marrjes së detyrës.

Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane shprehën vlerësimin për kohën e vënë në dispozicion dhe për qasjen bashkëpunuese të Drejtorit të Përgjithshëm, duke nënvizuar rëndësinë e vijimit të këtij bashkëpunimi.

Sipas njoftimit për shtyp, Drejtori i Përgjithshëm theksoi rëndësinë e partneritetit me institucionet ndërkombëtare dhe konfirmoi angazhimin për thellimin e bashkëpunimit në funksion të përmirësimit të sistemit penitenciar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme