Moti- Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës. Sipas SHMU-së, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët në orët e mesditës në jug të vendit, ndërsa pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në formë shtrëngatash lokale.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 17 m/s.
Deti do jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




