Universiteti “Fan Noli” çel shkollën verore, në fokus menaxhimi i projekteve
Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë organizon një shkollë verore për studentët e interesuar mbi menaxhimin e qëndrueshëm të projekteve në institucionet e arsimit të lartë të Ballkanit Perëndimor.
Kjo shkollë synon të pajisë studentët me njohuri praktike në menaxhimin e qëndrueshëm të projekteve, me fokus në zhvillimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian dhe përfshirjen e tyre në iniciativa zhvillimore, mjedisore dhe shoqërore.
“Shkolla verore ka për qëllim t’u japë studentëve pjesëmarrës të cilët mund të jenë studentë të universitetit, por mund të jenë edhe studentë të diplomuar, të cilët janë tashmë pjesë e tregut të punës, njohuri bazë, të cilat lidhen me konceptet e projektit, si hartohen objektivat e projektit, si kapen thirrjet qendrore që kanë të bëjnë me projekte që financohen nga fondet Bashkimit Evropian dhe që e kanë përqendrimin më të madh në mbështetjen e të rinjve, ndërmarrjeve, sipërmarrjeve të tyre, ideve inovative e të tjera”, u shpreh Prof. As. Dr. Benita Stavre, Lektore.
Shkolla verore do të zhvillohet nga data 20 deri më 22 maj, ndërsa deri më 15 maj kryhen regjistrimet. Janë të ftuar të marrin pjesë jo vetëm studentët aktualë të universitetit Fan Noli por edhe ata që i kanë përfunduar studimet.
Gazetare: Kostanca Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





