Përgatitja për maturën shtetërore, mbi 1400 nxënës në Shkodër drejt provimeve të qershorit

Arsim | 5 muaj më parë

Në Shkodër kanë nisur zyrtarisht fazat përgatitore për Maturën Shtetërore në 22 gjimnazet private e shtetërore, duke përfshirë testimet prove dhe orët e konsultimeve në shkolla.

Drejtorja e ZVA Shkodër Brisela Kadija thekson se ky proces është thelbësor për të ndihmuar maturantët të përballen sa më të përgatitur me provimet, duke evidentuar edhe angazhimin e mësuesve në mbështetje të nxënësve gjatë kësaj periudhe.

‘Vazhdojnë konsultimet, por njëkohësisht tashmë po zhvillohen edhe testet provë, ku nxënësit i nënshtrohen një provimi të mirëfilltë. Krijohen situata simuluese, të ngjashme me ato që mund të hasin gjatë provimit real. Bëhet fjalë për një provim të plotë në gjuhë, matematikë dhe më pas provimi me zgjedhje, duke ndjekur të gjithë procedurën hap pas hapi”, tha ajo.

Këtë vit janë mbi 1400 maturantë në Shkodër që do t’u nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat nisin më 2 qershor.

Procesi i përgatitjes pritet të vijojë intensivisht në javët në vijim, ndërsa datat e provimeve këtë vit nisin me 2 qershor – Provimi i Gjuhës së Huaj, 7 qershor – Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, 12 qershor – Provimi i Matematikës dhe 17 qershor – Provimi me Zgjedhje.

Gazetare: M. Gjoni      

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme