Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu

Aktualitet | 5 muaj më parë

Ditën e sotme (13 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.  Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në ortë e mëngjesit në veri dhe në qendër të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e mesditës deri në orët e vona të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata shiu kryesisht në qendër dhe jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.  Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme