Moti- Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Aktualitet | 5 muaj më parë

Ditën e sotme (18 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat mesatare e lokalisht të dendura, më të theksuara në male në veri e lindje të territorit, nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta e të izoluara shiu, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti do jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme